Kërkohet nga Bayern, De Ligt mendon rinovimin me Juven

Merr një rrjedhë të papritur çështja “De Ligt” në Torino ku mbrojtësi i Juventusit tashmë nuk kërkon largimin me çdo kusht. Sipas gazetës “La Stampa”, i surprizuar mga afrimet e Pogba dhe Di Marias, mbrojtësi holandez duket se nuke konsideron më të pamundur qëndrimin edhe për të paktën 1 sezon tjetër.

Klubi dhe përfaqësues të lojtarit e kanë diskutuar si mundesi rinovimin e kontratës që skadon në 2024 por me kushtin e uljes së klauzolës që momentalisht është 120 milionë.

Diskutimi nuk është më në planin ekonomik por në atë sportiv dhe De Ligt ka ndryshuar kurs duke vlerësuar edhe sforcimin që po bën klubi në merkaton e verës.

Rreziku për nje largim të mundshëm qëndron ende pasi Bayerni mbetet dëshpërimisht në kërkim të një qëndërmbrojtësi por koha po punon në favor të Juventusit.


Shtuar 14.07.2022 17:59