“Kërcimi i pëllumbave”, Tite: Do vazhdojmë ta bëjmë në çdo gol

Festa pas cdo goli e lojtarëve brazilianë në ndeshjen me Korenë e Jugut, bëri jo pak xhiron e botës.

Kujtojmë që në festë u përfshi dhe trajneri Tite, e cili njihet si një trajner që të merr malli ta shohësh duke bzuëqeshur.

Ishte Richarlison, shpikësi i kësaj festë që përfshiu në kërcim edhe teknikun gjatë golit të tretë të Brazilit.

Duke folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes çerekfinale me Kroacinë, Tite theksoi se është në kulturën e Brazilit t’i festojë golat me kërcim.

“Është në kulturën braziliane kur shënon një gol. Nuk është kurrë mungesë respekti. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrën tonë, sepse nuk po tregojmë mungesë respekti ndaj askujt,”deklaroi ai./albeu.com


Shtuar 8.12.2022 17:09