Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet për censurimin e këngës “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës duke e quajtur debatin një “shpikje të pabazë”.
Drejtori i Komunikimit të FSHF-së, Fatjon Kodra, përmes një deklarate zyrtare të postuar në faqen e institucionit, ka thënë se FSHF nuk ka asnjë tagër për të ndaluar përdorimin e këngëve dhe as nuk e ka bërë ndonjëherë këtë.
“Ndodh shpesh që edhe rreth lojës tonë të bukur të dëgjojmë të shpiken çështje, edhe kur nuk ka çështje. E përsëri, e pavërteta bëhet përherë virale. Tashmë, mungesa e një kënge është alibia apo shpikja e radhës për të prodhuar pak axhendë debati. Shkurt dhe qartë, për të parën dhe të fundit herë, për të gjithë producentët shpikës të një “barcalete” të tillë:
Krejt hapur, dhe në mënyrë transparente FSHF muaj përpara fazës finale të Europianit “Gjermani 2024” zgjodhi, edhe nëpërmjet konsultimit dhe sugjerimeve publike kolonën e saj muzikore “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” (kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduar nga Vaçe Zela) për të qenë himn i saj dhe slogan në Europian.