“Kemi fituar 7 tituj në 11 vitet e fundit”, Pep Guardiola hedh hije mbi sukseset e Man Utd

Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Pep Guardiola la të kuptohet se Manchester City është më i suksesshëm se Manchester Unitedi.

Ndërsa diskutonte se si ekipet e futbollit mund të jenë të suksesshme vetëm gjatë një dekade në Angli, trajneri i City shtoi se shpreson që ekipi i tij ta ndryshoj këtë trend.

“Në vitet e 80-ta ishte Liverpooli, në vitet e 90-ta ishte United dhe tani ne kemi fituar shtatë Liga Premier në 11 ose 12 vjet e fundit”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Në 50 apo 60 vjet, nuk ka pasur kurrë një vend ku një ekip dominon dhe kontrollon gjithçka, por ne përpiqemi ta zgjasim këtë sa më shumë që të jetë e mundur për shumë vite”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, City filloi dominimin e tyre në vitin 2011 të udhëhequr nga Roberto Mancini dhe, natyrisht, Guardiola ka qenë i suksesshëm që kur mori drejtimin më 2016.

Në të kundërt, ai pretendon se United dhe Liverpool kanë pasur sukses vetëm për një dekadë secila. Kjo nuk është edhe aq e saktë, pasi Djajtë e Kuq ishin gjithashtu jashtëzakonisht të suksesshëm në vitet 2000.

Sir Alex Ferguson fitoi gjashtë tituj midis 2000 dhe 2010, përveç triumfit të Ligës së Kampionëve në vitin 2008. /Telegrafi/


Shtuar 2.03.2024 15:36