Katër tifozë italianë të plagosur nga ultrasit kroatë në Leipzig

Në Leipzig, katër tifozë italianë u plagosën pasi u sulmuan nga një grup ultras kroatë në fund të ndeshjes së Kampionatit Evropian midis të kaltërve dhe Kombëtares së Modric dhe dy përfunduan në spital.

Këtë e konfirmoi policia e Leipzig: “Mbrëmë ka pasur një sherr mes tifozëve italianë dhe kroatë në afërsi të qendrës së Leipzig.

Të lidhura

None found

Në grup prej rreth 20 tifozësh kroatë kanë sulmuar fizikisht tifozët italianë duke i goditur me shkelma dhe grushta. Katër nga të sulmuarit u plagosën, dy prej të cilëve u shtruan në spital”.

“Policia arriti të identifikojë njëmbëdhjetë të dyshuar (kroatë dhe boshnjakë, të moshës nga 21 deri në 44 vjeç) dhe t’i marrë në paraburgim – raportoi më tej policia – Më pas të gjithë u liruan. Kundër tyre u hap një hetim”.


Shtuar 25.06.2024 17:48

Tags: