Kupës ë Botës Katar 2022, si pa kuptuar i erdhi i fundit. Jemi pak minuta nga nisja e finales së madhe mes Argjentinës dhe Francës.
Përtej thashethemeve dhe frikës që mbizotëroi ditët e fundit për Franën, Deschamp ka hedhur në fushë më të mirët, ashtu si edhe Scaloni në krahun tjetër.
Në formacionin e “gjelave” janë rikthyer Rabiot dhe Upamecano të cilët munguan në ndeshjen fundit për shkak të gripit, ndërkohë që janë konfirmuar Giroud dhe Mbappe.
Për Messit kjo pritet të jetë “tangoja e fundit” në synimin për fitimin e një “Kupe e Bote”, ndërkohë Mbappe në krahun tjetër nuk është më pak e etur për të ngritur trofeun e dytë në moshën 23 vjeçare.
Kujtojmë që Messi dhe Mbappe sonte “luftojnë” edhe për Këpucën e Artë, pasi kanë të dy nga 5 gola në këtë botëror.
Formacionet zyrtare:
/albeu.com