Qarkullimi në një pjesë të rrugës Elbasan-Cërrik, do të ndërpritet gjatë ditës së sotme, pasi do të kryhen punime për riparimin e Kanalit “Naum Panxhi”.
Ndërhyrja do të zhvillohet në segmentin Mjekës-Kuqan, në Njësinë Administrative Shirgjan. Kanali ishte dëmtuar disa javë më parë.
Të lidhura
None found
Për sa kohë do të vijojnë punimet, automjetet do të lëvizin përmes rrugës alternative Kanali me Kama–Bugjes–Kuqan.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policisë Bashkiake, do të qëndrojnë në terren për të drejtuar qarkullimin dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë sinjalistikën dhe të ndjekin udhëzimet e policisë deri në përfundimin e punimeve.
