Super sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ia ka bërë të qarta klubit aktual të Bayern Munich që preferon të largohen gjatë verës.
Skuadra e cila është më shumë e interesuar për të është Barcelona, një klub që gjithashtu sulmuesi i preferon më së shumti.
Duket se lojtarit dhe klubit ka një marrëveshje, teksa tifozët presin me padurimin zyrtarizimin.
Disa pamje që po qarkullojnë së fundmi kanë barë akoma më shumë euforik katalanasit. Leva u pa në Festivalin e Filmit në Kanë dhe një tifoz e pyeti nëse do të luante për Barcelonën.
Buzëqeshja e tij ka emocionuar tifozët, që e kanë marrë si një sinjal pozitiv./albeu.com