Hoeness: Lewandowski do të mbetet sezonin e ardhshëm te Bayern Munich

E ardhmja e Robert Lewandowski ka qenë një nga temat më të mëdha të muajve të fundit.

Kontrata e lojtarit polak skadon në qershor 2023 dhe çështja se ku do të luajë sezonin e ardhshëm është ende e hapur. Përveç kësaj, janë shumë skuadra që presin vendimin e sulmuesit, mes tyre edhe Barcelona.

Bayern e ka ulur situatën në disa raste ditët e fundit. I fundit që ka shtuar zërin në këtë rrymë opinioni ka qenë ai i Uli Hoeness, legjendës së klubit bavarez.

“Unë 100 për qind besoj se Robert Lewandowski do të luajë për Bayernin sezonin e ardhshëm. Ai ka një kontratë, është kaq e thjeshtë,” tha presidenti i nderit për portalin “BR”.

Javën e kaluar ishte trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, i cili e bëri të qartë dëshirën e tij që Lewandowski të qëndronte.

“Dua që t’i vazhdohet kontrata. E kam thënë të paktën 50 herë, sigurisht që do të doja të qëndronte, asgjë nuk ka ndryshuar këtë javë. Ky është këndvështrimi im”, tha ai pak ditë më parë.

Në çdo rast, Barcelona mbetet shumë e vëmendshme ndaj bisedimeve që po zhvillohen ditët e fundit mes agjentit të lojtarit dhe klubit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vendosi në tavolinë emrin e sulmuesit kur iu përgjigj një pyetjeje të një tifozi në zonën VIP të Reale Arena./ h.ll/albeu.com