Në garën për mbijetesë në Kategorinë Superiore, Kastrioti ka mundur 1-0 në Kamëz, Egnatian, duke e futur këtë të fundit zyrtarisht në krizë të thellë.
Ka mjaftuar një gol i Ajazit në minutën e 61 që krutanët të dalin me 3 pikë.
Vlen të theksohet se Egnatia mbeti me 10 vetë në fushë, Allmuça ndërhyn gabimisht ndaj Ajazit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke marrë të kuqin
Pas 13 javësh, Kastrioti mban vendin e fundit me vetëm 8 pikë, ndërsa Egnatia renditet e 9 me 11 pikë. /albeu.com/