Kastrioti befason Dinamon (VIDEO)

Në futboll shpesh nuk mjafton as emri e as paratë, duhet më shumë se kaq për të qenë fitues, në radhë të parë duhet të jesh një ekip i bashkuar, një ekip që luan me shpirt.

Përveç emrit dhe parave, Dinamo nuk ka asgjë tjetër nuk fushë, duket një ekip normal që as të ngjall frikë, e as dëshirë për ta parë.

Blutë e Bledi Shkëmbit nuk njohin limite, vijojnë rënien e lirë duke e kthyer situatën në shqetësuese pasi i gjithë projekti i trumbetuar më të madhe në fillim të sezonit është i varur në fije të perit, mund të shpëtohet vetëm në rast suksesi në Kupë.

Në javën e 19-të, kryeqytetasit bien keq në transfertë përballë Kastriotit duke pësuar një humbje të pastër 2-0. Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, në fraksionin e dytë, Bedri Greca bëri heroin për ekipin e tij duke realizuar një dopjetë.

Një sukses që i jep më shumë shpresë Kastriotit për pjesën e mbetur të sezonit ndërsa Dinamo e sheh veten 7-të në kuotën e 19 pikëve, por presioni sa vjen e shtohet pasi ekipet e tjera e ndjekin nga shumë pranë.


Shtuar 5.02.2022 15:54