Kasacioni i jep të drejtë Napolit, Hysaj duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 40 mijë €

Kasacioni i ka vendosur fjalën fund asaj që njihet si çëshjtja që ndau në dysh dhomat e zhveshjes së Napolit ku disa futbollistë u rebeluan dhe më 5 nëntor të 2019-ën nuk pranuan që të grumbulloheshin pas thirrjes së bërë nga klubi pas barazimit në Champions League (1-1 me Salcburgun).

Hysaj, i cili ishte njëri nga “rebelët”, nuk pranoi që të gjente gjuhën e përbashkët me klubin dhe për këtë motiv çështja e tij u dërgua në gjyq.

Pas plot pesë vitesh e gjysmë më vonë drejtësia italiane mori një vendim sipas të cilit Hysaj ishte fajtor.

Tani shqiptarit i duhet që të dëmshpërblejë ish-skuadrën e tij me 40.000 mijë euro si dhe të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqeve.


Shtuar 29.04.2025 16:54