Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal.
Për golin e këtij të fundit ka pasur shumë polemika në rrjetet sociale, pasi në pamjet që po qarkullojnë vihet re, se nuk ka pozicion jashtë loje dhe goli duhet të ishte i rregullt.
Të lidhura
None found
Për këto situata kanë folur trajneri Hansi Flik dhe kapiteni Frenki de Jong.
De Jong, foli me zë të lartë dhe qartë për performancën arbitruese të Gil Manzanos: “Është e pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër sonte. Unë jam kapiteni, duhet të më lejohet të flas. Por jo, ai më shikon sikur është më i mirë se unë. Ai më injoroi.
Ai thjesht qeshi dhe më shikoi me një fytyrë që dukej sikur është më i mirë se unë. Vazhdova të përpiqesha t’i thoja arbitrit se po humbnin kohë, se ai duhet të shtonte më shumë kohë… por jo. Kjo është e pabesueshme. Nuk mund të them asgjë tjetër”.
Ndërsa trajneri i Barçës ra dakort me ato që tha kapiteni i skuadrës: “Kjo është ajo që ai tha dhe jam dakord. Unë nuk do të shpenzoj kohë ose energji për këtë fakt, të cilin e panë të gjithë”, foli shkurtimisht gjermani.
