N’Golo Kante u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes së Al-Ittihad në Ligën e Kampionëve të Azisë, për herë të parë në karrierën e tij.
Skuadra e francezit humbi 2-0 nga Al-Hilal kur 32-vjeçarit iu tregua kartoni i kuq pas 66 minutash lojë – pas një vendimi të VAR që vendosi që ai duhet të përjashtohej për një ndërhyrje të rrezikshme në mes të fushës.
Kante nuk mori një karton të kuq gjatë karrierës së tij në Ligën Premier si lojtar i Chelseat dhe Leicester Cityt, por nuk ishte në gjendje të shmangte ndëshkimin për ndërhyrjen në ndeshjen e parë të çerekfinales.
Francezi bëri një ndërhyrje brutale ndaj ish-bashkëlojtarit tek Blutë, Kalidou Koulibaly, për t’u përjashtuar më pas.
Al-Hilal është në krye të tabelës së Ligës Pro Saudite me 62 pikë, nëntë më shumë se rivalët e tyre më të afërt Al-Nassr, ndërsa fituesi i titullit të vitit të kaluar Al-Ittihad mbetet në vendin e pestë me vetëm 37 pikë në emër të tyre. /Telegrafi/
NGOLO KANTE FIRST RED CARD EVER 😞 pic.twitter.com/Eo3Me4ROtl
— Lawrence (@Thelawrett) March 6, 2024