Kane vlerëson Shqipërinë: Ka ende shanse për të kaluar grupin

Angli-Shqipëri është sfida e ditës së nesërme e cila do të zhvillohet në mbrëmje në “Wembley”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Në një konferencë për shtyp përpara kësaj sfidë ka dalë kapiteni i “3 Luanëve”, Harry Kane, i cili ka folur me superlativa për Kombëtaren Shqiptare, duke theksuar se ka akoma një shans për t’u kualifikuar.

Kane cilësoi mbrojtjen e ekipit tonë kombëtar një mbrojte cilësorë, ku sulmuesi anglez shpreson ti shënojë, por që do jetë e vështirë sipas tij.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë,  Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështire dhe jemi gati për sfidën.

Mbrojtja e Shqipërisë: E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”, deklaroi Harry Kane./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 17:55