Harry Kane vazhdon deklaratat lidhur me trofetë.
Harry Kane është i gatshëm për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, anglezi shkëlqeu në Premierligë pavarësisht formës së dobët të Tottenham Hotspurit ku u shpall top golashënuesi dhe top asistuesi i ligës me 23 gola dhe 13 asistime.
Kane deklaroi se nëse do ta përfundonte karrierën me Anglinë pa ndonjë trofe, atëherë do të ishte një dështim për të.
“Mendoj që nëse e përfundoj karrierën time si futbollist pa fituar ndonjë trofe me Anglinë, do ta shikoja si një dështim”, deklaroi Kane.