Kane shumë pranë Bayern Munchen

Për Harry Kane dita e sotme do të jetë deçizive sa i përket të ardhmes. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, një përfaqësi e Bayernit do të udhëtojë në Londër për të mbyllur marrëveshjen me Tottenhamin.

“Bild” thotë se dy përfaqësues të bavarezëve do të takojë presidentin Daniel Levy për të gjetur edhe akordin final për të transferuar në Mynih yllin e Kombëtares së Anglisë.

Për momentin nuk ka ende një marrëveshje, por Bayerni ka vendosur të shpenzojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Harry Kane. Me këtë të fundit gjuha e përbashkët është gjetur prej kohësh dhe pengesa e fundit ka ngelur vetë Tottenhami.


Shtuar 28.07.2023 18:22

Tags: , ,