sport

Kampioni i botës “premton” besnikëri ndaj “Bluve”: Nuk dua të largohem nga Chelsea

Së bashku me ekuadorianin, Moises Caicedo ishin padyshim ndër transferimet më të bujshme e padiskutim më të shtrenjta të këtyre viteve të fundit. Bëhet fjalë për kamponin e botës në fuqi, Enzo Fernandez, me argjentinasin, i cili është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e “Bluve”, por duket se “aventura” e tij, në “Stamford Bridge” është afër fundit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, vetë 23-vjeçari e sheh si pa perspektivë të ardhmen e tij, te Chelsea, me klubin, që po kalon një fazë “të errët”, që prej largimit të teknikut, Thomas Tuchel, ku nuk po arrijnë të ngjiten më lart se vendi i 10-të në tabelën e Premier League, pavarësisht merkatos cilësore, të “Londinezëve”.

Të lidhura

None found

Mirëpo, pasditen e kësaj të marte këto aludime janë hedhur poshtë, nga vetë kampioni i botës, në fuqi, i cili gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City është shprehur se nuk dëshiron të largohet nga Chelsea, duke mbajtur larg të gjithë të interesuarit për “fantazistin” e mesfushës.

“Nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndihem mirë këtu me shokët e skuadrës, me trajnerin dhe stafin. Do të vazhdoj të qëndrojë këtu sa të duan ata. Nuk e di nga erdhën ato thashetheme, por unë i mohoj totalisht”,- u shpreh “ylli” argjentinas, i cili me këtë deklaratë ka lumturuar jo pak, tifozët e “Bluve” të Chelsea. /abcnews.al

të fundit

Tragic Ebola toll in Congo surpasses 1,000 victims, concern grows over spread

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…

3 hours ago

Horoskopi 23 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…

4 hours ago

Lewandowski pa dorëza: Lamine Yamal nuk e shpalosi dot potencialin e vërtetë në Botërorin 2026

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…

4 hours ago

Sindroma e takimeve nga faji: Pse e detyrojmë veten të shoqërohemi me njerëz që na lodhin

E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…

4 hours ago

Orari optimal për intimitet sipas shkencës

Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…

4 hours ago

Egnatia nuk dorëzohet pas spektaklit me 6 gola, Altin Kryeziu: Në Slloveni synojmë triumfin

Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...

4 hours ago