Kampioati Evropian, Italia barazon rekordin e Francës

Kombëtarja e Italisë ka arritur në finale të Kampionatit Evropian ku do të ballafaqohet me Anglinë.

Azzurët po dallohen me lojë ekipore, ku nuk ka rëndësi individi por grupi në tërësi dhe sukseset ekipore po vijnë në shprehje para atyre individuale të futbollistëve.

Këtë e dëshmon edhe fakti që Italia ka pesë futbollistë aktualisht që kanë shënuar së paku dy gola në këtë Kampionat Evropian, Federico Chiesa, Mateo Pessina, Lorenzo Insigne, Ciro Immobile dhe Manuel Locatelli.

Italianët kanë barazuar rekordin e Francës që e kishte vendosur në “Euro 2000” ku pesë futbollistë të tyre realizuan së paku nga dy gola në atë kompeticion.


Shtuar 8.07.2021 15:10

Tags: ,