Juventusi ka njoftuar zyrtarisht afrimin e portierit polak Kamil Grabara, i cili vjen nga Wolfsburgu në huazim deri më 30 qershor 2027.
Të lidhura
None found
Portieri 27-vjeçar pritet të forcojë repartin e portierëve të klubit italian. Grabara e nisi karrierën në akademinë e Ruch Chorzów, përpara se në vitin 2016 të kalonte te Liverpooli.
Gjatë qëndrimit te skuadra angleze, ai u huazua te Aarhus dhe Huddersfield. Më pas, në vitin 2021, u transferua te FC Copenhagen, ku zhvilloi tri sezone të suksesshme dhe fitoi dy tituj kampionë, si edhe një Kupë.
Në vitin 2024, gardiani polak u bë pjesë e Wolfsburgut. Me klubin gjerman ai regjistroi gjithsej 63 paraqitje në Bundesliga.
Tashmë Grabara do të nisë një etapë të re në Itali, ku gjatë sezonit 2026/27 do të mbrojë ngjyrat bardhezi të Juventusit.
Juventusi e përshëndeti mbërritjen e tij me mesazhin: “Mirë se vjen te Juventusi, Kamil!” /
