Kalimi te Barcelona, Garcia: Rikthimi në shtëpi ishte një vendim i guximshëm

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia ka folur për vendimin e tij për tu rikthyer tek Barcelona.

 

Garcia do të rikthehet në Barcelonë pas Kampionatit Evropian si lojtar i lirë nga Manchester City.

Ai duke folur në një intervistë për “SPORT.es”, e ka cilësuar vendimin e tij për rikthim si të guximshëm.

“Unë jam menduar gjatë për të ardhmen time dhe e mora vendimin që mu duk ishte në të mirë timen. Mendoj që është një vendim i guximshëm, jam i bindur që e kam marrë vendimin e duhur”, tha ai.

“Krahasimet me Pique apo të tjerët nuk më bëjnë shumë përshtypje, mendoj që jemi lojtarë tjerë. Gerardi ka fituar gjithçka dhe është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë. Unë jam vetëm 20 vjeçar dhe sapo kam filluar”, shtoi ai.

“I vetmi krahasim është që të dy kemi filluar në Barça dhe kemi lëvizur në Manchester, por ai nuk ishte me fat sepse ishte në një skuadër jo aq të mirë dhe unë pata fatin të isha në skuadrën më të mirë në Manchester”, tha Garcia.

Garcia foli edhe për Sergio Agueron.

“Sergio është fenomenal dhe një makinë e shënimit të golave, harrojeni moshën e tij, ai do të shënojë deri sa të bëhet 100 vjeçar”, përfundoi Eric Garcia.


Shtuar 29.05.2021 12:42