Egnatia ka shitur disa nga liderët e ekipit, por rrogozhinasit kanë bërë edhe afrime lojtarësh që premtojnë se do të jenë një faktor i rëndësishëm për rrogozhinasit në pjesën e dytë të sezonit. Kryesuesit po punojnë shumë që të zëvendësojnë “yjet” e larguar dhe në këtë mënyrë fokusi i tyre kryesisht ka qenë jashtë Superiores.
Drejtuesit bëhet me dije se kanë arritur të “peshkojnë” në Kanada te skuadra e Forge Fc. Bëhet fjalë për Rezart Rama, i cili është me origjinë shqiptare, por që ka lindur në Athinë. Mbrojtësi ka dalë nga akademia e Olympiacos, ndërsa ka luajtur edhe në Angli me ekipe si Nottingham U-21 dhe Truro City.
Rama shihet si zëvendësuesi ideal i Bledar Lilës në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këtë mënyrë do të shtohen alternativat për Edlir Tetovën për prapavijën. Rrogozhinasit kanë arritur akordin me lojtarin dhe pritet që së shpejti m23-vjeçari të zbarkojë në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës së Egnatias. /newsport.al/