Juventusi zyrtarizon blerjen përfundimtare të Randal Kolo Muanit

Randal Kolo Muani është konfirmuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit. Klubi italian ka përfunduar transferimin e përhershëm të sulmuesit francez nga Paris Saint-Germain, duke mbyllur një proces që kishte zgjatur më shumë se një vit.

Të lidhura

None found

Për kartonin e tij, Juventusi ka arritur marrëveshje me PSG-në për një pagesë fikse prej 38 milionë eurosh. Në ujdi janë parashikuar edhe 12 milionë euro të tjera në formën e bonuseve të arritshme.

Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër” dhe konsiderohet një prej përforcimeve kryesore të klubit italian gjatë këtij afati kalimtar.

Zyrtarizimi nga Juventusi erdhi pasi PSG-ja konfirmoi largimin e francezit. Kolo Muani rikthehet kështu te bardhezinjtë, ku kishte luajtur më parë si i huazuar dhe, falë paraqitjeve të tij, kishte fituar besimin e drejtuesve të klubit.

Si pjesë e procedurave të transferimit, sulmuesi ka përfunduar tashmë ekzaminimet mjekësore dhe angazhimet e para mediale në cilësinë e lojtarit të Juventusit.

Kolo Muani do të përfshihet menjëherë në përgatitjet parasezonale të skuadrës. Ai pritet gjithashtu të udhëtojë së bashku me bashkëlojtarët drejt Kinës, ku Juventusi do të zhvillojë turneun përgatitor përpara nisjes së sezonit të ri.

Në aventurën e tij të re, francezi do të ketë në krah edhe një tjetër afrim të Juventusit, talentin boshnjak Kerim Alajbegović, i cili iu bashkua klubit italian po këtë verë.


Shtuar 2.08.2026 19:29

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio