Juventusi ka marrë njoftim se hetimi për të ashtuquajturat “manovra të pagave” ka përfunduar. Bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht shumë tani, pasi Prokurori i njohur Chinè (Pjesë e Prokurorisë së Futbollit italian) e akuzoi klubin e Juventusit për shkelje të parimit të besnikërisë sportive.
Kjo do të thotë se ka mundësi reale që mos të mjaftohet me -15 pikë, por vendimi për torinezët mund të jetë edhe më i ashpër.
Pritet të ketë akuza për shkelje të nenit 4.1 të kodit të etikës, që ka të bëjë me lojën e ndershme. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” mund të ketë bërë marrëveshje me klube si Sampdoria, Atalanta, Sassuolo, Udinese, Bologna dhe Cagliari. Agjencia e lajmeve ANSA bën me dije se Juventusi ka tani 15 ditë për të paraqitur kundër-deklaratën e tyre ndaj akuzave.