Më 9 janar 2022, Juventus u takua me Romën dhe fitoi në Stadio Olimpico. Fatkeqësisht, dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë të Federico Chiesa e prishi mbrëmjen. Që atëherë, lojtari nuk ka dalë në fushë.
Heroi i Euro 2020 vazhdon të rikuperohet. Më herët u raportua se Federico do të rikthehet në fushë në muajt shtator-tetor. Megjithatë, tifozët e klubit torinez do të duhet të presin edhe pak para se të shohin yllin e skuadrës së tyre, shkruan albeu.com.
Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus nuk ka plane të detyrojë kthimin e Chiesa në fushë. Klubi do ta lejojë atë të rifitojë gradualisht formën e tij dhe të përgatitet për rifillimin e sezonit në janar.
24-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Fiorentina. Ai u bë menjëherë një lojtar kyç në skuadrën e Andrea Pirlos. /albeu.com/