Arkadiusz Milik ka alarmuar skuadrën e Juventusit, përpara përballjes me Maccabi Haifa, takim i vlefshëm në Champions League që do të luhet ditën e nesërme, duke nisur që nga ora 21:00.
Sulmuesi polak nuk mori pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar mëngjesin e sotëm në “Continassa”, me lojtarin që nuk është stërvitur me grupin, ndërsa ka punuar veçmas në palestër.
Sipas informacioneve të para raportohet se lojtari ka lodhje të muskujve, ndërsa Allegri do të tregojë në konferencën për shtyp, ndërsa mbetet në rrezik për ndeshjen e nesërme ndaj izraelitëve.