“Juventusi mund ta fitojë titullin“

Trajneri i Spezias, Thiago Motta, deklaroi se Juventusi mund të fitojë titullin e Serie A këtë sezon.

Bianconerët janë të pamposhtur në 13 ndeshje radhazi në Serie A dhe janë shtatë pikë larg liderëve Milan dhe Napoli. Ata presin Spezian e Mottas në “Allianz Stadium” të dielën.

“Ne do të shkojmë atje duke u përpjekur të luajmë një lojë të mirë, pastaj do të shohim rezultatin”.

“Juventus u përball me vështirësi në fillim të sezonit, por ata janë ndërtuar për të fituar titullin ose për të qëndruar lart. Ata janë një ekip i fortë. Ata ende mund të fitojnë titullin. Kanë vlera, por nuk e di kush është favoriti”.

“Do të jetë një lojë e vështirë, por ne nuk do të ndryshojmë identitetin tonë. Më pëlqeu shpirti i skuadrës kundër Romës , por rezultati nuk ishte aq i mirë”, ka thënë Motta.


Shtuar 4.03.2022 17:06