Juventusi merr një “goditje” në prag të nisjes së sezonit, Szczesny dëmtohet dhe pritet të mungojë gjatë

Juventusi ka marrë një lajm të hidhur pak ditë nga nisja e sezonit të ri të Serie A.

Portieri titullar Szczesny është dëmtuar dhe pritet të mungojë për rreth 20 ditë.

Polaku ka marrë një dëmtim në kofshë, shkruan Sport Mediaset.

“Zonja e Vjetër” do të duhet t’i besojë në nisje të këtij sesoni Perin, i cili gjatë parasezonit, sa herë iu dha mundësia bëri mjaft mirë./albeu.com