Juventusi ka zëvendësuesin e De Ligt, zyrtarizon Bremer (FOTO LAJM)

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore pasditen e sotme, Juventusi ka zyrtarizuar mbrojtësin Gleison Bremer nga Torino.

Bremer do të jetë zëvendësuesi i De Ligt i cili u transferua te skuadra gjermane e Bayern Munich për shifrën e 80 milion eurove.

Kujtojmë që Bremer i ka kushtuar “bardhezinjve” vetëm 45 milion euro, plus 5 bonuse dhe sezonin e fundit ishte mbrojtësi më i mirë i Serie A.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”./albeu.com

Shtuar 20.07.2022 20:25