Juventusi ka një “vrasës” të ri

 

Fabrizio Romano konfirmon se Arkadiusz Milik tashmë ndodhet në Torino për t’i nënshtruar testeve mjekësore me Juventusin .

Sulmuesi polak vjen si huazim nga Olympique de Marseille për një milion fiks, një milion të tjerë në variabla dhe një opsion blerjeje jo të detyrueshme prej tetë milionë eurosh.

Kujtojmë që opsioni i parë i “bardhezinjve” ishte Memphis Depay, por nuk arrit një marrëveshje përfundimtare me klubin e Barcelonës./albeu.com


Shtuar 25.08.2022 15:47