Juventusi i ofron një rrugëdalje dy yjeve të Bayernit, synohet transferimi i tyre në verë

Juventus raportohet se do të shikojë të përfitojë nga sitauta aktuale tek Bayern Munichu, duke synuar transferimin e disa lojtarëve të tyre.

Ka një pasiguri tek Bayerni kryesisht për shkak të gjendjes tabelare dhe kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të konsiderojë mundësinë e transferimit të disa prej yjeve të tyre kryesor gjatë afatit kalimtar veror.

Një prej emrave më të pëlqyer nga Juventusi është ai i Leon Goretzkas, të cilin Max Allegri e admiron dhe dëshiron të punojë me të.

Sidoqoftë, ai nuk është lojtari i vetëm për të cilin ata kanë shprehur interesim, pasi që ‘Bianconerët’ janë duke monitoruar edhe situatën e Leroy Sane dhe Noussair Mazraoui, sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb.

Në rast se trajneri i ardhshëm i Bayernit jep dritën e gjelbër për largimin e këtyre dy lojtarëve, atëherë Juventusi është i gatshëm që ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të nënshkruajë me ta.

Sane do të ishte një zëvendësues i shkëlqyeshëm i Federico Chiesas, i cili me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Juventusi ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull këtë sezon pasi momentalisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 58 pikë të grumbulluara, 17 më pak se lideri Inter që ka 75 sosh. /Telegrafi/


Shtuar 17.03.2024 15:19