Juventusi i bie “murit me kokë” që nuk transferoi Haaland

Drejtori i Juventus, Federico Cherubini, ka thënë se ata janë penduar që nuk transferuan sulmuesin Haaland.

Sipas tij, Juventusi pati mundësin ta transferonte norvegjezin në vitin 2017 kur ai ishte pjesë e ekipit të Moldes.

Zonja e Vjetër ishte e interesuar për Haaland, por ky i fundit nuk u përshtat me kushtet që i ofruan.

Ish-sulmuesi i Salzburg tani vlerësohet rreth 130 milionë euro në treg, me Real Madrid dhe PSG që po rivalizojnë për ta transferuar.


Shtuar 10.09.2021 20:01