Te Juventus nuk e kanë mirëpritur lëvizjen e Barcelonës për sulmuesin Alvaro Morata.
Thuhet se marrëveshja mes Barcelonës dhe Alvaro Morata është tashmë e mbyllur dhe nënshkrimi është vetëm çështje kohe.
‘Sky Sport Italia’ në anën tjetër bën të ditur se Massimiliano Allegri është i vendosur të mbajë në skuadër sulmuesin spanjoll.
Në çështjen Morata janë të përfshira tri skuadra: Atletico Madrid që mbanë kartonin, Juventus që ka lojtarin përkohësisht dhe Barcelona që e dëshiron për të ardhmen.
Siç raportohet tani, Morata ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një periudhë 18 mujore, në formë huazimi.
Lojtari e di se Juve nuk do të shfrytëzojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe është i hapur të largohet në janar. /albeu.com