Juventusi e mbyll sezonin 2020/21 me 190.7 milion euro humbje

Juventusi do ta mbyllë vitin financiar 2020/2021 me humbje prej 190.7 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i shumës nga edicioni i kaluar.

Efekti i pandemisë vazhdoi të ketë ndikim në të hyrat e Zonjës së Vjetër në edicioni e kaluar, si edhe eliminimi i hershëm (1/8 e finales) nga Liga e Kampionëve.

Duke u bazuar në shifrat e publikuara nga kompania mëmë e Juvez, Exor, Calcio e Finanza ka kalkuluar se Juventusi do të humbë 190.7 milionë euro në vitin financiar 2020/2021.

Në vitin e kaluar financiar, 2019/2020, humbjet e Bianconerëve ishin 89.7 milionë euro që do të thotë se këtë herë është dyfish më shumë.

Juventusi është ndër klubet e pakta në Itali që ka stadiumin e vet, prandaj ka më së shumti të ardhura nga shitja e biletave, gjë që është goditur rëndë nga pandemia.

Madje edhe tash, stadiumet janë të hapura vetëm me 50 për qind të kapacitetit, ndërsa mund të hyjnë vetëm tifozët që e dëshmojnë statusin e tyre të COVID-it.


Shtuar 7.09.2021 23:32