Juventusi dhe Man United po mendojnë shkëmbimin e bujshëm, Pogba – Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United.

Manchester United është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventus, raporton portali italian Calciomercato.

Red Devils po ashtu konsiderojnë që në ofertë për rikthimin e portugezit në Old Trafford të përfshijnë edhe mesfushorin Paul Pogba.

Reprezentuesi francez kërkohet po ashtu nga ish klubi i tij duke i hapur rrugë mundësisë së shkëmbimit me Ronaldon.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022 por së fundmi kanë filluar spekulime se ai mund të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.


Shtuar 13.04.2021 10:28