Juventusi dhe Franca në ankth për Pogban, mesfushori rrezikon të humbasë edhe Botërorin

Gjuri i Paul Pogba është duke mbajtur Juventusin në ankth. Frencezi, i cili do të vizitohet në Torino nga mjekët Bianconeri përpara se të shkojë në Francë për një konsultë me një kirurg të zgjedhur prej tij.

Në fakt ka dy mënyra për të zgjidhur problemin, e para është menisektomia, pra heqja e pjesës së vogël të meniskut të thyer dhe në këtë rast mungesa e tij do të shkonte nga 40 deri në 60 ditë.

Nëse nga ana tjetër do të jetë e nevojshme një operacion, Pogba nuk do të kthehej në fushëpara janarit, ku do të humbiste edhe Kupën e Botës.

Kuptohet që opsioni i dytë është përjetuar si një makth për Juventusin dhe vetë lojtarin. Lojtari nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës ndaj do të tentojë të shërohet me mënyrëne para, por vendimi përfundimtar do të merret pas konsultave me mjekët./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 11:13