Sipas raportimeve të fundit nga Franca, trajneri i Bolognës, Thiago Motta, është favoriti kryesor për të zënë vendin e Max Allegrit tek Juventusi sezonin e ardhshëm.
Nuk është një sekret që Motta ka tërhequr interesim të madh nga disa klube të ndryshme, duke përfshirë Milanin, Napolin dhe Barcelonën.
Të lidhura
None found
Tani Footmercato ka pretenduar se Juventusi e ka vendosur Thiago Mottën në krye të listës së tyre të dëshirave, për të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të epokës së Allegrit.
Kjo gjithashtu i përshtatet sugjerimeve të fundit se Allegri dhe agjenti i tij Giovanni Branchini janë duke pritur klubin para se të dinë nëse ai do të jetë në stol deri në skadimin e kontratës (qershor 2025).
Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Giuntoli, është një admirues i madh i Thiago Mottës dhe më herët kishte pasur kontakte me të, më saktësisht gjatë verës, kur Napoli kishte nevojë për një zëvendësues të Luciano Spallettit.
Kontrata e Thiago Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit aktual dhe rinovimi i saj momentalisht duket i pamundur duke marrë në konsideratë interesimin e madh që kanë klubet evropiane për të.
Bologna tashmë gjendet në pozitën e katërt në Serie A pas fitores 2-1 ndaj Atalantas në udhëtim, dhe janë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
