Juventus shlyen detyrimin për blerjen përfundimtare të Chiesa

Juventus ka paguar detyrimin e fundit te Fiorentina për blerjen përfundimtare të Federico Chiesa.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe sulmuesi italian, ku ka postuar në Instagram një foto me fanellën e Juventusit dhe ka komentuar “Vazhdon…”, duke e shoqëruar me dy zemra.

Duke konfirmuar kualifikimin aritmetik të Juventusit në Champions League, ka nisur detyrimi i pagesës nga “Zonja e Vjetër” për të blerë përfundimisht sulmuesin anësor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Federico Chiesa (@fedexchiesa)

Tifozët tashmë presin që Chiesa të rikuperohet dhe të futet përsëri në fushën e lojës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.05.2022 19:19