Juventusi nis ditën e sotme sezonin e ri të Serie A, në një ndeshje që nuk mund të konsiderohet aspak e lehtë për djemtë e Allegrit.
“Zonja e Vjetër” do të luajë në shtëpi përballë Sassuolos, një ekip që sezonin e kaluar ishte nga ekipet me simpatike të Serie A.
Juventusi ka qenë aktiv në këtë merkato, duke transferuar lojtarë si Di Maria, Pogba dhe Kostic, por sonte duket se në fushë do të jetë vetëm Di Maria, pasi Pogba është i dëmtuar, ndërsa Kostic do ta nisë nga stoli.
Formacionet zyrtare:
JUVENTUS (4-4-1-1): Perin; Danilo, Bonucci, Bremer, De Sciglio; Cuadrado, Zakaria, Locatelli, McKennie; Di Maria; Vlahovic.
SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Muldur; Ayhan, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Henrique, Thorstvedt; Berardi, Defrel, Kyriakopoulos./albeu.com