Juventus përgatit të ardhmen në merkato, 3 italianë në shënjestër

Juventus mendon për mbylljen e këtij sezoni, por po programon edhe të ardhmen.

Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër po mendon për plot tre objektivë për të përforcuar ekipin në sezonin e ardhshëm.

Emrat në listën e Juventus janë ato të Kean, Locatelli dhe Emerson.

I pari, aktualisht te PSG, mund të jetë një nga protagonistët e merkatos në rast se do të kthehet tek Everton pas huazimit te parisienët.

I dyti, mesfushori i Sassuolo-s, është një emër shumë i nxehtë.

Ish-lojtari i Milan-it vlerësohet 40 milionë euro nga skuadra e tij dhe Juventus mund të përfshijë Fagioli-n në operacion.

Në fund është Emerson, aktualisht te Chelsea, në krye të listës së dëshirave për krahun e majtë.


Shtuar 19.03.2021 16:21