Juventus pas mesfushorit të PSG-së, francezët i vendosin çmimin

Allegri ka identifikuar te PSG mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes për t’i besuar mesfushën.

Francezët janë të gatshëm ta lejojnë të largohet dhe gjithashtu i kanë vendosur çmimin kartonit të tij. Juventusit do t’i duhen 30 milionë euro për të fituar shërbimet e tij.

Por gjithashtu, klubi italian duhet të largojë një ose dy mesfushorë nga skuadra për t’i bërë vend argjentinasit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.07.2022 10:02