Juventus nuk duron dot më, orët e ardhshme zyrtarizon ofertën për Locatellin

Oferta për Manuel Locatelli është gati dhe Juventusi do ta paraqesë atë te Sassuolo në orët e ardhshme.

Menaxherët e Juventusit janë të gatshëm të rikuperojnë vonesën me Emiljanët. Kontaktet midis klubeve janë të vazhdueshme.

Sipas lajmeve nga mediat italiane oferta e Juves për mesfushorin do të jetë pak më i ulët se 40 milionë euro, shifër që deri tani e ka ofruar Arsenali për lojtarin.

Deri tani ajo që dihet është dëshira që vetë Locatelli ka shprehur, që përveç Juventusit nuk ka asnjë skuadër tjetër ku ai do të luaj sezonin e ardhshëm.

Shtuar 15.07.2021 17:14