Juventus konfirmon dhe shpjegon dëmtimin e Dybala

Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala, kreu ekzaminimet mjekësore në “J|Medical” të cilat kanë treguar se argjentinasi nuk ka lëndim serioz.

28-vjeçari u tërhoq nga skuadra e Argjentinës me një problem muskulor pas fitores prej 1-0 ndaj Uruguait, ashtu që mungoi në barazimin pa gola ndaj Brazilit. Përfaqësuesja e tij u kualifikua në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa ylli i Juventus-it u kthye në Torino për teste mjekësore.

“Zonja e Vjetër” e ka konfirmuar se “La Joya” nuk ka pësuar dëmtim serioz, por është duke u rikuperuar nga lodhja e muskulit tibialis posterior. Megjithatë, akoma nuk është sigurt nëse do të mund të luajë në ndeshjen e të shtunës kundër Lazios.

“Testet diagnostike, të cilave iu është nënshtruar Paulo Dybala mëngjesin e sotëm (e enjte) në J|Medical, i kanë përjashtuar lëndimet muskulore. Është konfirmuar lodhje në muskulin tibialis posterior që u diagnostikua te ekipi kombëtar, aktualisht është duke u tërhequr. Gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore”, shkruan në komunikatën e Juventusit./h.ll/albeu.com

 

 

 


Shtuar 19.11.2021 09:53