Juventus nuk ia ka dalë të marrë një fitore sot ndaj Venezias edhe pse ndeshja konsiderohej e lehtë për ta.
Për Juventusin minutat e para nisën me një dëmtim ku Dybala la fushën e lojës në minutën e 12-të pasi kishte dhimbje në gjurin e djathtë. Morata shënoi golin e avantazhit në minutën e 32-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.
Ndeshja ka qënë pothuajse e barabartë ku Venezia nuk e ndjeu veten inferiore ndaj Juventus-it. Në minutën e 55-të Aramu shënoi një supergol nga distanca duke barazuar rezultatin.
Juventus tashmë ndodhet në vendin e gjashtë me 28 pikë./h.ll/albeu.com