Juventus bën lëvizjen e parë, paraqet ofertën për Koulibaly

Juventus ka bërë ditën e djeshme lëvizjen e parë zyrtare në përpjekje për të siguruar zëvendësimin e De Ligt, nëse holandezi largohet.

Dje Federico Cherubini u takua në Milano me Fali Ramadanin, agjentin e Koulibaly. Sipas “Gazzetta dello Sport”, zyrtarët e Juventusit i treguan Ramadanit ofertën e tyre për mbrojtësin senegalez. 6 milionë euro plus bonuse në xhepat e Koulibaly dhe 30 milionë euro plus bonuse për arkat e Napolit.

De Laurentis në fakt kërkonte të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë gjigandin e mbrojtjes, por theksohet se dhe për atë shifër do të pranonte./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.07.2022 10:12