Thomas Tuchel pas humbjes ndaj Juves, ka ironizuar ekipin italian për mënyrën se si mbrohet.
“Është shumë e vështirë të vendosësh një ritëm të madh kundër një ekipi që mbrohet në thellësi të zonës së tyre. Nëse ne mbroheshim ashtu kundër City ishte e vështirë për ta të krijonin shanse. Ishte e njëjta gjë për ne këtu.
“Por ndryshimi ishte se ne dhamë dy shanse të mëdha dhe i dhamë besimin përsëri në stadium”.