Joselu heroi i Real Madridit, shënon dy herë në fitoren ndaj Getafes

Real Madridi ka vazhduar si lider i La Ligas, duke marr fitore si mysafir i Getafes me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 22-të.

Ndeshja nisi shumë mirë për mbretërit që rrezikuan disa herë portën e vendasve.

Në minutën e 14-të, Lucas Vazquez asistoi te goli i Joselut për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola të tjerë, ndërsa e dyta nisi sërish me raste.

Në minutën e 56-të, Joselu shënoi dytë personal, që doli të jetë edhe i fundit në këtë takim.

Shumë raste kishte pas golit, por që gola të tjerë nuk pati në këtë përballje.

Real Madrid është në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Getafe me 29 pikë mbetet e 10-ta./Telegrafi/


Shtuar 1.02.2024 23:05