Jose Mourinho tregon lojtarin për të cilin është penduar që nuk e ka stërvitur në karrierën e tij

Jose Mourinho ka zbuluar se cili është lojtari për të cilin është penduar që nuk ka arritur ta stërvisë gjatë karrierës së tij.

Duke marrë parasysh se Mourinho ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme si Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, është e vështirë të mendosh për ndonjë trajner me një rezyme më të pasur se ajo e tij.

“The Special One” ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet në botën e futbollit, duke stërvitur legjenda si Cristiano Ronaldo, Frank Lampard dhe Samuel Eto’o gjatë kësaj periudhe.

Sidoqoftë, përkundër gjithçkaje që ai ka arritur në karrierën e tij 24-vjeçare si trajner, ka një gjë për të cilën Mourinho është penduar.

Mourinho është dashur që të tentojë ta vë nën kontroll Lionel Messin disa herë përgjatë viteve, dhe teksa e ka stërvitur rivalin e argjentinasit, Cristiano Ronaldon tek Real Madridi, ai kurrë nuk e ka pasur mundësinë që ta quajë tetë herë fituesin e Topit të Artë si lojtarin e tij.

“Për shembull, unë kurrë nuk kam pasur mundësinë që të stërvisë Lionel Messin, por pastaj askush nuk mund ta stërvisë Messin”, ka thënë Mourinho.

“Është absurde të mendosh se ju mund ta stërvisni atë, sepse ai ka lindur me gjithçka dhe tashmë di gjithçka. Ai mund t’iu mësojë ju disa gjëra. Gjithçka që mund të thoni është se ju keni pasur nderin që ta keni atë në skuadër”, është shprehur tekniku portugez.

“Do të doja të kisha Daniele De Rossin tek Inter dhe Real Madrid, por nuk ishte e mundur. Unë doja gjithashtu Tottin tek Inter, përkundër moshës së tij atë kohë, por kjo nuk ishte e mundur gjithashtu. Këta janë lojtarë të cilët do të doja t’i stërvisja në karrierën time”, përfundoi ai. /Telegrafi/


Shtuar 9.02.2024 16:12