Jose Mourinho do të drejtojë Fenerbahcen e ka pranuar edhe legjenda holandeze e futbollit, ish lojtari i portugezit te Interi, Wesley Sneijder.
Holandezi zbuloi klubin e ardhshëm të Jose Mourinhos, duke treguar se ka komunikuar me trajnerin portugez, duke ia konfirmuar se do të drejtojë Fenerbahcen në Turqi.
🚨🟡🔵 José Mourinho has just signed the contract as new Fenerbahçe head coach, here we go!
After verbal agreement in the morning, deal sealed until June 2026 — two year contract for the Special One. pic.twitter.com/DKIEVbG7P1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2024
“Kam folur me Mourinhon në ditët e fundit dhe më konfirmoi se do të marrë detyrën e trajnerit te Fenerbahce”.
“Unë kam luajtur te Galatasaray në të kaluarën dhe do të jetë pak e vështirë për mua ta shoh me Fenerbahcen”, ka thënë Sneijder.
Sneijder me Galatasarayn u shpall kampion dy herë, nërsa Kupën e Turqisë e fitoi tri herë.
Galatasaray dhe Fenerbahce luftuan sezonin që lamë pas për titullin e kampionit, ku Galata u bë kampion me 102 pikë të tubuara, tri më shumë se sa Feneri, në një kampionat që u kontestua shumë.
Fenerbahce me Jose Mourinhon kërkon t’i jap fund mungesës së titullit për dhjetë vjet. /Telegrafi/