Jose Mourinho ka 3 kërkesa për Romën në merkato, konfirmohet Kumbulla

Jose Mourinho ka surprizuar jo pak duke pranuar ofertën e Romës dhe në këtë formë rikthimin në Serinë A, pasi drejtoi me shumë sukses Interin. Tashmë, portugezi do të ketë detyrën e vështirë të rikthejë verdhekuqtë kompetitivë në kampionat, ndërsa ia ka bërë të ditur drejtuesve se ku duhet të përforcojnë skuadrën.

Kështu, luzitani kërkon një portier të ri pasi nuk bindet nga Pau Lopez, e po ashtu kërkon një mesfushor dhe një sulmues. Në ofensivë madje mund të vijnë dy futbollistë në rast se Edin Dzeko largohet. Ndërkohë, Muurinho ka konfirmuar repartin defensiv aty ku luan edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares konsiderohet brenda planeve të Murinjos së bashku me dy qendërmbrojtësit e tjerë Smalling, Ibanez dhe Mancini. Ndërsa, në anësore do të jenë gati Karsdorp dhe Spinazzola, kështu, Murinho po i jep jetë projektit të tij teksa idetë janë të qarta.


Shtuar 5.05.2021 12:04